Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Teknologji

Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Më: 5 maj 2024 Në ora: 06:41
Victoria Shi

Ukraina së fundmi ka prezantuar një zëdhënëse të krijuar nga Al, e quajtur Victoria, e cila do të bëjë deklarata zyrtare në emër të Ministrisë së Jashtme ukrainase.

E veshur me një kostum të errët, zëdhënësja Victoria Shi u prezantua në rrjete sociale.

Ministria ukrainase tha se “për herë të parë në histori” një zëdhënëse dixhitale do të lexojë deklaratat që shkruhen ende nga njerëzit.

Bëhet e ditur se deklaratat e Shi nuk do të gjenerohen nga Al, por do të shkruhen dhe verifikohen nga njerëz të vërtetë, shkruan the Guardian.

“Zëdhënësja e re është një hap teknologjik që asnjë shërbim diplomatik në botë nuk e ka bërë ende”, tha Minstri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Siç thekson Kuleba, arsyeja kryesore e krijimit të Victorias ishte “kursimi i kohës dhe burimeve”.

Krijuesit e saj janë një ekip i quajtur Game Changers, të cilët kanë krijuar përmbajtje edhe në lidhje me luftën në Ukrainë.

Emri i zëdhënëses bazohet në fjalën “fitore” dhe frazën ukrainase për Al: shtuchniy intelekt. Ndërsa pamja dhe zëri i saj janë modeluar sipas një personi real: Rosalie Nombre, këngëtare.

Për të shmangur falsifikimet e deklaratave të saj, ato do të shoqërohen me një kod QR i cili i lidh ato me versionet tekst në faqen e internetit të ministrisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat