Reklama e fundit e Apple për iPad-in e ri të saj ka shkaktuar zemërim te përdoruesit e rrjeteve sociale.
Ajo promovon iPad-in më të hollë ndonjëherë dhe përmban mjete kreative si kamera, libra, kanaçe dhe instrumente muzikore të cilat shtypen.
E gjithë kjo është vendosur në melodinë e këngës së Sonny&Cher të vitit 1972, “All I Ever Need Is You”, shkruan skynews.
Meet the new iPad Pro: the thinnest product we’ve ever created, the most advanced display we’ve ever produced, with the incredible power of the M4 chip. Just imagine all the things it’ll be used to create. pic.twitter.com/6PeGXNoKgG
— Tim Cook (@tim_cook) May 7, 2024
“Njihuni me iPad-in e ri Pro. Vetëm imagjinonin gjërat që do të përdoren për ta ndërtuar atë”, shkroi CEO i Apple, Tim Cook.
I shpejtë ishte reagimi i njerëzve që e dënonin shtypjen e objekteve artistike.
“Nuk ka asnjë respekt për pajisjet”, shkroi një përdorues.
Ndryshe, iPad-i i ri ka një çip nga Apple dhe një ekran që e bën atë produktin më të hollë të kompanisë.