Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale

Teknologji

Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale

Më: 11 maj 2024 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Ju duhet t’i keni parasysh tre shenja që ju tregojnë se po bisedoni me një chatbot me lA (Inteligjencë Artificiale), e jo me një person real.

Mashtruesit lehtësisht mund të përdorin chatbot me lA për t’ju mashtruar dhe për të shkruar pothuajse çdo lloj mesazhi që e bën të duket si person i vërtet.

Dhe për shkak të avancimit të IA, chatbot-et tani janë jashtëzakonisht bindëse.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të bërë dallimin midis njerëzve realë dhe chatbot-eve të AI”, tha eksperti i sigurisë kibernetike Paul Bischoff.

Por, ka disa shenja nga të cilat duhet të keni kujdes, shkruan the Sun.

“Keni kujdes nga përgjigjet e përsëritura që duket se nuk kanë ndjeshmëri”, tha Bischoff.

Një tjetër shenjë janë edhe përgjigjet e shpejta.

Nëse mesazhet e gjata vijnë shpejt dhe janë të mbushura me detaje të cilat kërkojnë kohë për t’u shkruar, ka një shans që ju po flisni me një chatbot.

Por, aplikacionet e mesazheve nuk janë e vetmja mënyrë ku lA mund të përdoret kundër jush.

Kjo pasi kriminelët kibernetikë mund ta përdorin atë edhe për ta klonuar zërin në telefonata.

Një mënyrë për të mos rënë pre e këtij mashtrimi është të krijoni “fjalë të sigurta” të cilat mund t’i përdorni për ta vërtetuar se kush fshihet pas telefonatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat