Google Messages po teston funksionin e ri për modifikimin e mesazheve

Teknologji

Google Messages po teston funksionin e ri për modifikimin e mesazheve

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Nëse jeni përdorues i Android, aplikacioni Google Messages është ai që duhet ta përdorni me patjetër.

Kjo pasi ai përmban veçori nga më të ndryshmet duke përfshirë enkriptimin dhe ndarjen e imazheve me cilësi të lartë.

Por, tani përdoruesit e versionit beta të Google Messages mund të provojnë edhe funksionin e redaktimit të mesazheve që u jep atyre 15 minuta kohë për të ndryshuar një mesazh që tashmë është dërguar, shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo, edhe personi të cilit i dërgohet mesazhi duhet të jetë duke përdorur versionin beta të aplikacionit në mënyrë që veçoria të funksionojë.

Për të kontrolluar nëse jeni përdorues i versionit beta të Google Messages klikoni në Settings, pastaj në Apps dhe Messages.

Ndryshe, në fillim është përfolur që përdoruesit do të lejoheshin të modifikonin mesazhet edhe 30 minuta pas dërgimit të tyre.

Por, tani kjo funksionin vetëm për 15 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat