Paralajmërohet Musk: Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon “dënimin” e miliona sudanezëve

Teknologji

Paralajmërohet Musk: Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon “dënimin” e miliona sudanezëve

Më: 17 maj 2024 Në ora: 15:11
Elon Musk

Gati 100 grupe humanitare në Sudan kanë paralajmëruar Elon Musk se ai rrezikon “të dënojë” miliona sudanezë duke mbyllur shërbimin e tij të internetit satelitor Starlink në vendin e shkatërruar nga lufta.

Bëhet e ditur se Sudani është përballur me një ndërprerje të gjerë të telekomunikacionit për disa muaj, me shumë grupe që e përdorin Starlink për të operuar gjatë krizës humanitare, si më e madhja në dekada sipas OKB-së.

Megjithatë, krahu satelitor i SpaceX, Starlink, së fundmi ka njoftuar se do t’i largojë shërbimet e tij nga Sudani.

Largimi i menjëhershëm i sistemit thuhet se do të rrezikojë destabilizimin e koordinimit të ndihmës emergjente dhe shërbimeve humanitare për miliona civilë, shkruan the Guardian.

“Çdo mbyllje e shërbimeve të telekomunikacionit është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe mund të konsiderohet si një dënim kolektiv që jo vetëm që do të izolojë individët nga rrjetet e tyre, por edhe do të përkeqësojë situatën tashmë të rëndë ekonomike me të cilën përballen miliona njerëz”, deklaroi një koalicion prej 94 organizatave të të drejtave që veprojnë në Sudan.

Deklarata shtoi: “Mbyllja e mundshme e Starlink do të kishte një ndikim joproporcional mbi civilët dhe organizatat e ndihmës që po përpiqen t’i arrijnë ata”.

Siç raportohet, lëvizja e Musk do të komplikojë ndërprerjen e gjerë të telekomunikacionit në Sudan me dy palët luftuese, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) dhe ushtrinë sudaneze.

Ndryshe, që nga fillimi i luftimeve midis RSF-së dhe ushtrisë sudaneze në prill të vitit 2023, më shumë se 8 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa gjysma e popullsisë së vendit, afro 25 milionë njerëz, kërkojnë ndihmë humanitare.

Në zonat ku ka luftime të ashpra dhe telekomunikacioni formal nuk funksionon, si në rajonin e Darfurit, Khartoum, Kordofan, civilët dhe grupet humanitare lidhen përmes internetit Starlink.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat