Humbja e syzeve ose çelësave tani mund të jetë problem i së shkuarës pasi Google ka zbuluar një mjet të ri me Al që shikon dhe dëgjon gjithçka.
Gjiganti teknologjik ka njoftuar një sërë përmirësimesh të mëdha në përpjekjet e saj me Al.
Teksa OpenAl ka prezantuar një chatbot të përmirësuar që flet si Siri, Google po shpreson të fitojë “zemrat” e përdoruesve me konceptin e ri Project Astra që sheh gjithçka rreth jush duke e përdorur kamerën e telefonit tuaj, shkruajnë mediat e huaja.
Madje, ai mund të identifikojë emrin e pjesëve në një pajisje.
Por, edhe më tronditëse është aftësia e teknologjisë për të kujtuar krejt çka shihet ndërsa ecni nëpër dhomë.
Bëhet e ditur se Project Astra do të shfaqet në produktet e Google si Gemini më vonë këtë vit.