Plani i Rafael Nadal

Tenis

Plani i Rafael Nadal

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:43
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal synon të rikthehet në fushë në grand slam të Australian Open, që zhvillohet në Melburn, në janar.

Fituesi i 22 grand slam nuk luan që prej një viti dhe rikthimi në fushë duket disi i vështirë, në atë që konsiderohet si sezoni i tij i fundit si profesionist.

Për të shkruar të tjera faqe të rëndësishme të historisë së tij, Nadal ka një plan që synon ta rikthejë në fushë pa probleme të tjera fizike dhe ta mbyllë karrierën me të tjerë trofe. Sipas “Cadena SER”, rrugëtimi i Nadal drejt Australian Open duket i qartë. Ai dëshiron që të luajë disa ndeshje para se të zbresë në fushat e Melburnit.

Nadal pritet të mbërrijë pas Krishtlindjeve në Kuvajt, ku ndodhet një seli i Akademisë së tij, ku do të vijojë përgatitjet dhe në kushte klimaterike më të afërta me ato të Australisë. Ato do të shohë forcën reale dhe më pas do të vendosë nëse do të luajë në turneun e Brisbane, që i paraprin Australian Open.

Turneu ATP-250 në Brisbane do të luhet dy javë para Australian Open (14 janar) dhe do t’i japë mundësi spanjollit të rikuperojë në rast lodhjeve. Pra, nga Monacor do të udhëtojë në Kuvajt e më pas në Brisbane për ta mbyllur rrugëtimin në Melburn. Një etapë e gjatë që synon të rikthejë në fushë një nga ikonat e tenisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat