Nadal njofton rikthimin në fushë pas një viti

Tenis

Nadal njofton rikthimin në fushë pas një viti

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 14:03
Nadal

Rafael Nadal ka njoftuar në një video të publikuar në faqet e tij në rrjetet sociale se është gati të rikthehet në garat e tenisit. Kështu, ish-numri 1 i botës deklaroi se do të garojë sërish në turneun e Brisbane, i cili zhvillohet nga 31 dhjetori deri më 7 janar.

“Përshëndetje të gjithëve, pas një viti jashtë, ka ardhur koha të rikthehemi. Do të jetë në Brisbane, në javën e parë të janarit. Shihemi atje”, shkruan Nadal.

“Besoj se kam punuar mjaftueshëm në karrierën time sportive për të mos e mbyllur karrierën në një konferencë shtypi.

Do të përpiqem ta përfundoj karrierën time profesionale në mënyrën e duhur”, theksoi Nadal kohë më parë, duke shfaqur tashmë imazhet e tij në palestër.

Craig Tiley, drejtor i “Australian Open”, kishte siguruar tashmë se fituesi i edicionit 2022 do të kthehej në kohë për të marrë pjesë përsëri në Grand Slamin e sezonit, që do të zhvillohet nga data 14 deri më 28 janar… pikërisht në kohën e duhur për të pritur spanjollin.

Takimi i fundit i Rafael Nadal ishte pikërisht në Australian Open 2023, në raundin e 2-të, ku u detyrua të tërhiqej ndaj Mackenzie McDonald pasi pësoi një dëmtim në ijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat