Vdes një nga tenistët më të mëdhenj kroat

Tenis

Vdes një nga tenistët më të mëdhenj kroat

Nga: K. G. Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 15:08
Boro Jovanoviq

La gjurmë të pashlyeshme në tenisin kroat dhe atë botëror, ka ndërruar jetë Boro Jovanoviq (84 – vjeç), një nga tenistët më të mirë kroat të të gjitha kohërave.

“Për kontributin e tij të madh në sport dhe rezultatet e shkëlqyeshme, vitin e kaluar ai mori çmimin për arritje jetësore nga Federata Kroate e Tenisit.

Ai u lind në Zagreb më 21 tetor të vitit 1939 dhe ka luajtur tenis deri në vitin 1974, pas së cilës u bë trajner tenisi.

Në çift me Nikola Piliq, ai fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare dhe një medalje të bronztë individuale dhe pati disa rezultate të dukshme në disa nga turnetë më të mëdhenj”, shkruan mediat kroate “24 sata”.

Në vitin 2016, Federata Ndërkombëtare e Tenisit i dha çmim për kontribut të veçantë në Kupën Davis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat