Kur Pantiqi ia përplasi fytyrës Vuçiqit e Gjokoviqit për Kosovën

Tenis

Kur Pantiqi ia përplasi fytyrës Vuçiqit e Gjokoviqit për Kosovën

Nga: K. Goca Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 17:54
Pantiqi

Edhe ky vit u karakterizua me skandale të panumërta të tenistit provokues, serbi Novak Gjokoviq, i cili çuditërisht shpëtoi pa u sanksionuar nga Federata e Tenisit Ndërkombëtar.     

Komentatori sportiv serb, Milojko Pantiq, thumboi kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe tenistin Novak Gjokoviq. 

Pantiqi ia përplasi fytyrës Vuçiqit e Gjokoviqit për Kosovën.

 “Megjithatë, ka shumë njerëz, përfshirë Novak Gjokoviqin, të cilët nuk i kuptojnë manipulimet monstruoze të Vuçiqit vetëm për të qëndruar në pushtet.

Vuçiq ka urdhëruar që serbët nga Kosova të largohen nga institucionet qeveritare, të largohen nga policia dhe të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës në komunat ku kanë shumicë absolute.

Tani me ndihmën e njësive të ‘Shërbimit’ për punët e ‘shtetit të pistë’ po mundohet të na bindë se serbët do t'i mbrojnë me jetë ato komuna ku kanë ende shumicën, por jo pushtetin.

Kështu ka nxitur dikur Millosheviqi urrejtjen ndëretnike me ndihmën e kriminelit Arkan dhe përkrahësve të tij paraushtarakë, ku përfshihej edhe presidenti aktual i Serbisë”, kishte shkruar mes të tjera Pantiq, shkrim që ishte botuar me 1 qershor nga gazeta kroate “Slobodna Dalmacija”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat