Një vit jashtë, legjenda spanjolle kthehet me fitore

Tenis

Një vit jashtë, legjenda spanjolle kthehet me fitore

Më: 2 janar 2024 Në ora: 14:40
Rafa Nadal

Pas një viti mungesë, Rafa Nadal rikthehet me një paraqitje më se bindëse, duke mposhtur në dy sete (7-5, 6-1) austriakun Dominic Thiem dhe duke u kualifikuar kështu në turin e dytë të turneut në Brisbane të Australisë.

Spanjolli, i ndalur nga problemet e ijeve, që e detyruan t’i nënshtrohej një operacioni (zbriti n.672 në renditje, kontrolloi një set të parë shumë të ekuilibruar dhe më pas dominoi në të dytin, edhe falë rënies së kundërshtarit, në një ndeshje që zgjati pak më pak se një orë e gjysmë.

“Sot është sinqerisht një ditë emocionale dhe e rëndësishme për mua, pas ndoshta një prej viteve më të vështira të karrierës sime”, tha Nadal pas suksesit kundër Thiem. “Pata rastin të kthehem pas një viti dhe të luaj përballë një publiku fantastik dhe, mendoj, në një nivel shumë pozitiv.

Sinqerisht, viti i kaluar jashtë turneve ishte ndoshta viti më i keq i jetës sime”, shtoi tenisti nga Mallorca. “Mendoj se luajta mjaft mirë. Mora mijëra mesazhe gjatë rehabilitimit dhe ishte e rëndësishme dhe të ndihesha sërish konkurrues para një publiku që më bën të ndiej se dashuria e tyre më bën vërtet të lumtur.”

Me këtë fitore, e 1069-a në karrierë, Nadal kaloi Ivan Lendl.

“Sigurisht që është bukur, por nuk ishte gjëja e parë që mendoja sot. Para ndeshjes isha nervoz sepse nuk e dija se në çfarë niveli mund të kthehesha”, përfundoi Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat