Fitore dhe rekord për Nadalin

Tenis

Fitore dhe rekord për Nadalin

Më: 3 janar 2024 Në ora: 19:03
Rafael Nadal

Rafael Nadal u kthye me fitore në tenis pas thuajse një viti jashtë fushave.

Tenisti nga Mallorca mposhti në dy sete (7-5 dhe 6-1) Dominic Thiem duke u kualifikuar për në raundin e 1/8-tave në turneun e Brisbane në Australi, një event përgatitor para Grand Slam-it të parë të vitit Australian Open.

Ky sukses i mjaftoi 37-vjeçarit për të vendosur një tjetër rekord të lavdishëm në karrierën e gjatë të përshkruar nga spanjolli. Për të 22-tin vit me rradhë, nga viti 2002, Nadal ia del që të regjistrojë të paktën një fitore në turnetë e tenisit.

Sfida e radhës për spanjollin është ajo ndaj australianit Kubler.

Objektivi kryesor i Nadal është të jetë në formën maksimale për turneun Australian Open që starton më datë 14 janar dhe përfundon më datë 28 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat