Nadal siguron fitoren e 2-të radhazi në “ATP Tour”

Tenis

Nadal siguron fitoren e 2-të radhazi në “ATP Tour”

Më: 4 janar 2024 Në ora: 18:56
Nadal

Pas fitores së tij të parë pas rikthimit nga dëmtimi, tenisti spanjoll, Rafael Nadal mposhti në raundin e 1/8-tave në turneun “ATP Tour”, që po zhvillohet në Brisbane në Australi edhe tenistin vendas, Jason Kubler, me 37-vjeçarin nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim ndeshjen në terrenin e asfalt dhe e mbylli në dy sete 1-6 dhe 2-6 brenda një orë e 21 minutave.

Tashmë, Nadal kalon në çerekfinale aty ku do të përballet me australianin, Jordan Thompson teksa objektivi i 22 herë fituesit të titujve Grand Slam është të jetë në formën maksimale për Australian Open, e një gjë të tillë e ka lënë të kuptohet edhe në fjalën e tij për mediat pas ndeshjes, ku u shpreh se ndihet tepër në formë pas 2 fitoreve radhazi.

“Mendoj se ndeshjen e nisa shumë mirë, kisha vendosmërinë e duhur. Kisha ndjekur video të Kubler dhe e dija formën me të cilën duhet të sulmoja.

Shkoi gjithçka shumë mirë. Isha një ndeshje pozitive dhe jam i lumtur që do të kem shansin të luaj sërish në këtë turne. Dy fitore radhazi pas një kohë të gjatë pa ndeshje më bëjnë të ndjehem shumë mirë dhe i lumtur. Kam nevojë për ndeshje dhe stërvitje.

Më vjen mirë që rikthehem pas kaq shumë kohësh dhe e ndjej sërish shpirtin e garës”,- u shpreh “rekordmeni” spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat