Mposhtet Nadal

Tenis

Mposhtet Nadal

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:25
Nadal

Në ndeshjen e tretë pas kthimit, Rafael Nadal nuk ia doli të fitonte. Spanjolli u mposht nga Jordan Thompson në çerekfinalen e turneut të Brisbane në tri sete (7/5, 6/7 dhe 3/6), pas 3 orë e 27 minutash lojë.

Por lajmi më i keq për tenistin spanjoll (përtej humbjes) ishte rikthimi i problemeve fizike.

Pas shpërdoroi tre “matchpoint”, një prej tyre në tajbrejkun e setit të dytë, Thompson tregoi në setin e tretë se ishte më i fortë se Nadal.

Spanjolli e ndërpreu setin e tretë për të marrë ndihmën mjekësore, pas ankesave në ijë, ku iu nënshtrua një operacioni në vitin 2023.

Tenisti nga Mallorca në fund të atij pushimi mjekësor 3-minutësh ia doli ta ngushtonte diferencën në 4-2, por vetëm kaq, pasi nuk arriti ta thyente kundërshtarin në shërbim.

Ditët në vijim do të tregojnë se cila do të jetë gjendja e 37-vjeçarit, ish-numri 1 në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat