Befasi eliminimi i tunizianes Ons Jabeur

Tenis

Befasi eliminimi i tunizianes Ons Jabeur

Më: 17 janar 2024 Në ora: 14:31
Ons Jabeur

Ka nisur sot në Melburn raundi i dytë i grand slam të Australian Open në tenis.

Një biletë për më tej siguron edhe italiani Jannik Sinner, numri 4 në botë. Fitore më përmbysje siguron edhe greku Stefanos Tsitsipas, që avancon më tej si dhe rusi Andrey Rublev.

Befasi eliminimi i tunizianes Ons Jabeur, që u mund 2-0 (6-0, 6-2) nga Mirra Andreeva. Më tej avancon edhe tenistja spanjolle Paola Badosa e ajo çeke Barbora Krejcikova.

Në raundin e tretë avancon edhe numri 2 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, ndërsa i ka thënë shpejt lamtumirë turneut francezja Caroline Garcia. Nuk zhgënjen tenistja amerikane Coco Gauff, që mundi 2-0 C.Golehide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat