Alcaraz, Medvedev e Zverev kapin “trenin” për në çerekfinale

Tenis

Alcaraz, Medvedev e Zverev kapin “trenin” për në çerekfinale

Më: 22 janar 2024 Në ora: 21:49
Carlos Alacaraz

Janë mbyllur sot ndeshjet e raundit të katërt në grand slam të Australian Open, turneu i parë i madh i vitit që po zhvillohet në Melburn.

Numri 2 në botë për meshkuj, spanjolli Carlos Alacaraz, avancon më tej pas fitores 3-0 (6-4, 6-4, 6-0) ndaj serbit M.Kecmanovic. Ndeshje e dominuar nga Alcaraz, që kualifikohet për në çerekfinale.

Në çerekfinale shkon edhe rusi Daniil Medvedev, numri 3 në botë. Ai mundi 3-1 portugezin N.Borges (6-3, 7-6, 5-7, 6-1). Nuk zhgënjen hungarezi Hurbert Hurkacz (nr.9), që mposhti 3-0 francezin A.Cazaux (7-6, 7-6, 6-4).

Një biletë për më tej siguron edhe gjermani Alexander Zverev (nr.6), që mundi 3-2 britanikun Cameron Norrie, në një ndeshje maratonë, që zgjati mbi 4 orë (7-5, 3-6, 6-3, 4-6, 7-6).

Te femrat, befason tenistja ukrainse Dayana Yastremska, që shkon në çerekfinale edhe pse ka ardhur nga faza kualifikuese. Ajo mundi 2-0 bjellorusen Victoria Azarenka (7-6, 6-4), që ishte favorite.

Kualifikohet edhe çekja Linda Noskova, që përfitoi nga tërheqja në raundin e parë i ukrainases Elina Svitolina. Në çerekfinale shkon edhe rusja Alina Kalinskaya, që mundi 2-0 (6-4, 6-2) italianen J.Paolini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat