Më në fund pak dritë në fund të tunelit

Tenis

Më në fund pak dritë në fund të tunelit

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 13:07
Rafael Nadal

Më në fund pak dritë në fund të tunelit për tenistin spanjoll Rafael Nadal. Nëse pas dëmtimit të pësuar në Brisbane, tifozët kishin frikë të mos e shihnin për një kohë të gjatë Rafael Nadal në fushë, ka ardhur një lajm që mund t’i buzëqeshë fansat.

Heshtjen e thyen vetë kampioni spanjoll i cili u dërgoi një mesazh të gjithë fansave të tij në rrjetet sociale duke i qetësuar: “Pas një periudhe pa postuar asgjë këtu, ja ku jemi. Le t’i kthehemi stërvitjes me intensitet më të madh”, ka shkruar 22 herë fituesi i grand slam.

Tenisti nga Majorka është në listën e të regjistruarve për turneun ATP 250 në Doha, planifikuar nga 19 deri më 24 shkurt.

Një lajm ngushëllues për vazhdimin e sezonit të Nadal, i cili u rikthye në fushë në janar pas gati një viti larg fushave. Në Brisbane, ai u detyrua të ngrejë flamurin e bardhë pas një dëmtimi, turne ku arriti një fitore e një humbje.

Problemi fizik i kushtoi Nadalit pjesëmarrjen e tij në Australian Open dhe dukej se e kishte kompromentuar të gjithë sezonin e spanjollit.

Në rast se Nadal do të luajë në turneun e Katarit, ky do të jetë një rikthim për të atë pas 8 vitesh, ku ka triumfuar vetëm një herë, në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat