Arabia Saudite tërheq edhe “yjet” e tenisit

Tenis

Arabia Saudite tërheq edhe “yjet” e tenisit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 15:07
Foto ilsutrim

Arabia Saudite njoftoi këtë të hënë se do të organizojë një turne ekzibicioni tenisi të quajtur 6 Kings Slam, me emrat më të mëdhenj të këtij sporti, në tetor 2024.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, ky event do të zhvillohet menjëherë pas Masters 1000 në Shanghai (2 deri në 13 tetor) dhe do të zgjasë tri ditë.

Sipas të njëjtit informacion, “yjet” e tenisit pjesëmarrës në këtë turne do të jenë: Rafael Nadal, Carlos Alcaraz, Daniil Medvedev, Jannik Sinner, Novak Gjokoviq dhe Holger Rune.

Ky është një tjetër nga aksionet e shumta të vendit aziatik, që kërkon protagonizëm në sportet elitare. Kohët e fundit, Rafael Nadal u shpall si ambasador i Federatës Saudite të Tenisit për këtë qëllim, sikurse Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi luajnë role të ngjashme në futboll.

Për më tepër, tashmë dihen planet e Arabisë Saudite për të organizuar një Masters 1000 në janar 2025, i cili do të revolucionarizonte turin australian, pasi do të ndikonte në fluksin e tenistëve në United Cup dhe ATP 250 në Brisbane dhe Adelaide.

Duhet të theksohet gjithashtu se “Next Generation ATP Finals”, një kompeticion që mbledh së bashku tenistët më të mirë meshkuj deri në moshën 20 vjeç, në fund të sezonit, u organizua nga vendi arab vitin e kaluar, në Jeddah (ta vijojë të paktën deri në vitin 2027).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat