Beker do të trajnojë njërin ndër tenistët më të njohur në botë

Tenis

Beker do të trajnojë njërin ndër tenistët më të njohur në botë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 19:14
Boris Beker

Tenisti gjerman, Aleksander Zverev, ka paralajmëruar një mundësi të madhe për bashkëpunim me bashkatdhetarin e tij Boris Beker.

Bëhet fjalë për një legjendë të madhe, i cili para disa vitesh ka punuar me Novak Gjokoviqin.

“Një shans ekziston gjithmonë dhe ka ekzistuar gjithmonë. Nëse po mendoni të sillni dikë si Boris, do të thotë që dëshironi të fitoni turne të mëdhenj.

Dhe sigurisht, trajneri duhet të jetë i pranishëm në turnetë e mëdha”, tha mes tjerash Zverev.

Beker njoftoi së fundmi se do të largohet nga posti i trajnerit të tenistit danez Holger Rune, me të cilin punon që nga tetori i vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat