Nadal, Alcaraz, Sinner, Medvedev dhe Run do të konkurrojnë në një turne, që do të zhvillohet në muajin tetor në Arabi. Sheikët arabë ofrojnë miliona dollarë për të parë të luajnë yjet e tenisit botëror.
Sipas The Telegraph, '6 Kings Slam', është turneu i ri që do të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe fituesi do të marrë mbi shtatë milionë euro.
Në përpjekjet e saj të vazhdueshme për t'u bërë një nga kryeqytetet botërore të sportit, Arabia Saudite, ka prezantuar turneun 6 Kings Slam, një ngjarje që do të bashkojë Novak Gjokoviq, Rafa Nadal, Carlos Alcaraz, Jannik Sinner, Daniil Medvedev dhe Holger Rune.
Pavarësisht se çfarë thotë renditja, ata janë me siguri gjashtë raketat më tërheqëse aktualisht në qarkun tenistik.
Sipas The Telegraf, ky turne do të zhvillohet në tetor dhe sipas marrëveshjes financiare mes tenistëve dhe organizatës arabe, secili nga lojtarët do të marrë një shumë fikse prej 1.5 milionë dollarësh për pjesëmarrjes. Ndërsa fituesi do të shpërblehej edhe me 6 milionë të tjera. Në total, çdo tenist do të fusë në xhep 7.5 milionë dollarë, trefishin e çmimit që merr kur fiton një Grand Slam.
Mediat arabe lajmëruan: “Përgatituni për luftën e titanëve. Këtë tetor 2024, Riadi do të presë 6 Kings Slam, një turne spektakolar ku do të garojnë gjashtë titanët e tenisit botëror”.
Sipas mediave britanike, në këtë turne do të ndiqet modeli 'dy ditë lojë dhe një ditë pushim' për të mos gjeneruar ngarkesë fizike të tepruar te lojtarët.
Në horizontin arab, me prezencë pothuajse në të gjitha sportet në nivel konkurrues (LIV Golf, liga e rinovuar e futbollit saudit, Çmimi i Madh i Formula 1 në Jeddah, etj.), duket se ka objektivin për të hyrë në kalendarin zyrtar të ATP-së, të paktën me një Masters 1000.