Jannik Sinner mund të arrijë kulmin e karrierës së tij në këtë vit kalendarik. Turneu i ardhshëm “Masters” në “Indian Wells” mund të shohë një parakalim të italianit ndaj Carlos Alcaraz, në renditjen e përgjithshme botërore.
Dëmtimi që spanjolli pësoi në turneun në Brazil shkurtoi diferencën mes tenistëve dhe e bën 20-vjeçarin më pak favorit, nisur edhe nga forma e tij.
Distanca mes Alcaraz dhe Sinner është reduktuar në vetëm 360 pikë, çka do të thotë se një rezultat më i mirë i italianit në turneun Kalifornian e bën Sinner të jetë numri 2 i botës pas Novak Djokovic.
Dëmtimi i Carlos Alcaraz nuk është serioz, por fizioterapisti i tenistit i kërkon kohë dhe kujdes spanjollit.
Turneu i “Indian Wells” do të zhvillohet nga data 6 mars, me finale e edicionit të programuar 11 ditë më vonë.