Befasi në Dubai

Tenis

Befasi në Dubai

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:06
Jasmine Paolini

Në Dubai u mbyll sot turneu i parë Masters 1000 për femra në tenis i këtij viti.

Një turne që u mbyll me mjaft surpriza, pas fituese doli tenistja italiane Jasmine Paolini, numri 24 në botë.

Në finale ajo mundi 2-1 rusen Anna Kalinskaya, një tjetër emër surprizë, që në këtë turne kishte hyrë përmes fazës kualifikuese. Kjo ishte hera e parë në karrierën e tyre, që këto dy teniste shkonin kaq larg në një turne Masteres.

Edhe pse merrnin pjesë tenistet më të mira në botë, përfshi edhe numrin 1 Iga Swiatek (u eliminua në gjysmëfinale), në finale dolën dy emra të panjohur.

Në fund, arriti të triumfojë Paolini, që mundi me përmbysje rivale ruse (4-6, 7-5, 7-5), një ndeshje që zgjati mbi 2 orë.

Si Paolini ashtu dhe Kalinskaya, bënë një rrugëtim të jashtëzakonshëm në këtë turne, duke befasuar të gjithë.

Ky është titulli i tretë në karrierë për tenisten 28-vjecare italiane, që tashmë do të jetë në 15 më të mirat në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat