Alcaraz: Kam kaluar muaj shumë të vështirë!

Tenis

Alcaraz: Kam kaluar muaj shumë të vështirë!

Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:44
Carlos Alcaraz

Carlos Alcaraz synon të rikthehet te suksesi në një turne tenisi teksa aktualisht ia ka dalë të kalojë dy raunde në Indian Wells, respektivisht ndaj Arnaldit dhe Auger Aliassime.

Në raundin pasardhës, tenisti nga Murcia do të përplaset me hungarezin, Marozsan. Së fundmi, 20-vjeçari e pranon se nuk ka kaluar momente pozitive dhe se ka vuajtur edhe gjatë stërvitjeve.

“Kam kaluar disa muaj të vështirë, e humba disi besimin në vetvete. Po vuaja shumë edhe gjatë stërvitjeve, megjithatë në çdo ditë kam punuar që të rikthehem me besimin e plotë te aftëistë e mia.

“Zaniolo është një turp, le ta kthejmë menjëherë në Turqi”, tifozët e Aston Villa të zemëruar me italianin

Dua të rigjej sërish veten. Edhe në ndeshjen e fundit vuajta në setin e parë, nuk po luaja tenisin tim. Por, fitova pak nga pak besimin dhe ia dola të fitoja ndeshjen.

Kjo ishte shumë e rëndësishme për të rigjetur besimin”, u shpreh Alcaraz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat