Pabesueshme në turneun masters të Indian Wells që po zhvillohet në Amerikë.
Një tufë bletësh kanë “pushtuar” fushën e lojës dhe vendosën të ngrinin folenë e tyre në një kamera të lëvizshme anës fushës.
Kjo prani e tyre në fushën e lojës detyroi gjyqtyarin të pezullojë ndeshjen mes Alcaraz dhe Zverev, që ishte edhe çerekfinalja e fundit e ditës.
Bletët fillimisht iu drejtuan tenistëve e më pas u përhapën në fushë.
Ndeshja u pezullua në setin e parë me rezultatin 1-1, me Alcaraz në shërbim dhe duket se si spanjolli ashtu edhe arbitri janë thumbuar.
Të dy lojtarët janë detyruar të largohen nga fusha për t’i shpëtuar insekteve.