Alcaraz - Sinner në gjysmëfinale

Tenis

Alcaraz - Sinner në gjysmëfinale

Më: 15 mars 2024 Në ora: 11:51
Carlos Alcaraz

Carlos Alcaraz do të sfidojë Jannik Sinner në gjysmëfinalen e turneut Masters “Indian Wells”. Ndeshja e cila pritet të jetë më emocionuesja e këtij kompeticioni, do të ketë një kuptim të dyfishtë.

Kushdo që fiton këtë përballje, do të arrijë në finale dhe gjithashtu do të blindojë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme botërore, pas Novak Gjokoviq.

Në duelin e tij, Alcaraz dominoi ndaj Alexander Zverev, të cilin e mundi (6-3, 6-1) në një ndeshje pa histori që zgjati për një orë e gjysmë. Fillimi i sfidës ishte i balancuar, me spanjollin që nuk ishte shumë i vëmendshëm në fillim, por më pas Alcaraz e mbylli shpejt dinamikën e takimit.

Nga ana tjetër Sinner e kishte gjithashtu të thjeshtë ndaj çekut Lehecka të cilin e mundi në të dy setet (6-3).  Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Tommy Paul dhe Daniil Medvedev amerikani eliminoi Casper Ruud, ndërsa tenisti rus kaloi Holger Rune.

Emocionet më të mëdha të turneut Kalifornian, “Indian Wells”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat