Carlos Alcaraz do të sfidojë Jannik Sinner në gjysmëfinalen e turneut Masters “Indian Wells”. Ndeshja e cila pritet të jetë më emocionuesja e këtij kompeticioni, do të ketë një kuptim të dyfishtë.
Kushdo që fiton këtë përballje, do të arrijë në finale dhe gjithashtu do të blindojë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme botërore, pas Novak Gjokoviq.
Në duelin e tij, Alcaraz dominoi ndaj Alexander Zverev, të cilin e mundi (6-3, 6-1) në një ndeshje pa histori që zgjati për një orë e gjysmë. Fillimi i sfidës ishte i balancuar, me spanjollin që nuk ishte shumë i vëmendshëm në fillim, por më pas Alcaraz e mbylli shpejt dinamikën e takimit.
Nga ana tjetër Sinner e kishte gjithashtu të thjeshtë ndaj çekut Lehecka të cilin e mundi në të dy setet (6-3). Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Tommy Paul dhe Daniil Medvedev amerikani eliminoi Casper Ruud, ndërsa tenisti rus kaloi Holger Rune.
Emocionet më të mëdha të turneut Kalifornian, “Indian Wells”.