Frikë në Miami, tenisti humbet papritur ndjenjat

Tenis

Frikë në Miami, tenisti humbet papritur ndjenjat

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:04
Pamje

Tenisti francez, Arthur Cazaux u detyrua të tërhiqej nga përballja me Harold Mayot pasi gjatë setit të tretë humbi ndjenjat.

Teksa ishte duke u përgatitur për të pritur shërbimin e kundërshtarit, Cazaux ra pa ndjenja në tokë duke shkaktuar panik tek të pranishmit.

Menjëherë ndërhynë mjekët, ndërsa arbitri lajmëroi fundin e sfidës duke i dhënë fitoren Mayot.

Besohet se një nga shkaqet kryesorë që francezi humbi ndjenjat të jenë edhe temperaturat e larta në Miami, teksa në momentin që po zhvillohej ndeshja, termometri shënonte 31 gradë celcius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat