Matteo Berrettini e dërgoi deri në fund sfidën ndaj Andy Murray në turneun e Miamit, teksa në fund italiani u mposht me sete 2-1 (4-6, 6-3, 6-4).
Megjithatë, ndeshja mund të ishte mbyllur më herët, kur në setin e dytë, italianit iu morën mend dhe vetëm raketa e shpëtoi nga përplasja e fortë në asfaltin e fushës.
Numri 142 i botës kërkoi ndihmën mjekësore dhe pas disa minutash u stabilizua për të vazhduar ndeshjen.
Shkak i atij momenti dobësie për Berrettinin besohet të jetë dielli i fortë në Miami, edhe pse temperaturat nuk i kalonin 26 gradë celcius.
Kujtojmë se ky episod është i dyti në Miami, pasi para disa ditësh, francezi Cazaux humbi gjithashtu ekuilibrin dhe ra në tokë. Ndryshe, nga Berrettini, Cazaux nuk e vazhdoi sfidën dhe u transportua për në spital për një mjekim më të detajuar.