Gjysmëfinalja e dytë e turneut “ATP Miami” për meshkuj, do të sjellë duelin e radhës mes italianit Jannik Sinner dhe rusit Daniil Medvedev. Kjo përballje është bërë shumë e shpeshtë në kohët e fundit. Dy tenistët do të sfidohen për herë të 11-të mes tyre.
Nga Marseille e 2020-s, kur ishte takimi i parë, e deri në finalen e “Australian Open” në 2024, Sinner dhe Medvedev kanë ditur gjithnjë të dhurojnë spektakël. Duke mbajtur publikun mbërthyer me plot emocion.
Sinner vjen me statusin e favoritit, pasi është fituesi i Slamit të parë të këtij viti: “Australian Open”.
Nga ana tjetër, 28-vjeçari rus ka rigjetur formën e dëshiruar dhe fitorja ndaj çekut Nicolas Jarry e ka mbushur plot optimizëm.
Medvedev kërkon tani të ndalë edhe hovin e Sinner, duke tentuar vendin e dytë në renditjen e përgjithshme botërorë, pozicion që mbahet nga spanjolli Carlos Alcaraz.
Por, italiani gëzon moment fantastik dhe synon të sigurojë kualifikimin në finalen e madhe. Emocionet e ndeshjes matanë oqeanit nuk do të mungojë në SuperSport/DigitAlb që si të gjithë ndeshjet e këtij turneu, do të sjellë live dhe ekskluzivisht duelin mes Sinner dhe Medvedev.
Takimi mes tenistëve do të nisë prej orës 18:00 me atë europiane. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes spanjollit Carlos Alcaraz dhe bullgarit Grigor Dimitrov.