Sinner shkon në Paris si kryesues

Tenis

Sinner shkon në Paris si kryesues

Më: 28 mars 2024 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Jannik Sinner mori kryesimin në Garën e Olimpiadës, e cila është një renditje që merr në konsideratë rezultatet e marra në 52 javët para 10 qershorit të këtij viti, ditë në të cilën do të mbyllet klasifikimi për pranimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Tenisti italian ka marrë vendin e parë pas suksesit të arritur të mërkurën ndaj çekut Tomas Machac që i dha mundësinë të kualifikohej në gjysmëfinalen e “Masters 1000” në Miami. Kampioni nga Tiroli i Jugut në fakt ka arritur në 7525 pikë dhe ka kaluar serbin Novak Djokovic, i cili është stopuar në kuotën e 7410 pikëve.

Jannik Sinner ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera në nëntë muajt e fundit, ndër të cilat spikat triumfi në Australian Open. 22-vjeçari tani po përgatitet të përballet me rusin Daniil Medvedev në gjysmëfinalen amerikane. Nëse do të ketë sukses, ai do të arrijë në 7775 pikë në këtë renditje speciale dhe duke fituar turneun do të kapte shifrën e 8125 pikëve.

Novak Gjokoviq do të mbetet në vendin e dytë në fund të kësaj gare, spanjolli Carlos Alcaraz është i treti me 6380 (maksimumi do të arrinte 7180) ndërsa Medvedev është i katërti me 5885 (maksimumi 6485). Më tej vijnë gjermani Alexander Zverev (4225), rusi Andrey Rublev (3560) dhe polaku Hubert Hurkacz (3200).

56 lojtarët e parë në renditjen e ATP më 10 qershor 2024 kualifikohen për Olimpiadën e Parisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat