Janë përcaktuar 2 sfidat gjysmëfinale të Masterit 1000 pikësh të Miamit në tenis.
Dimitrov eliminon favoritin Alcaraz në çerekfinale dhe kualifikohet në turin tjetër ku përballë do të ketë gjermanin Zverev. Sinner dhe Medvedev do të përplasen në gjysmëfinalen tjetër për të siguruar një vend në finale e madhe.
Grigor Dimitrov i bashkohet gjermanit Alexander Zverev në gjysmëfinalen e turneut ATP Masters 1000 në Miami.
Në fushat e forta në Florida, bullgari 32-vjeçar i renditur në numrin 12 në botë arriti të eliminojë në çerekfinale numrin 2 të renditjes, 20-vjeçarin spanjoll Carlos Alcaraz: rezultati përfundimtar ishte 6-2. 6-4.
Dhe ky është një lajm i mirë për Jannik Sinner, i cili do të luajë sonte në gjysmëfinaljen e parë të turneut amerikan kundër Daniil Medvedev, pasi nëse do të arrinte në finale dhe më pas do të fitonte turneun do të bëhej numri 2 në botë, duke ia kaluar vetë Alcarazit.