Finale italo-bullgare në Miami. Yannick Sinner dhe Grigor Dimitrov do të përballen në finalen e madh të ATP Miamit në Florida, pasi ia dolën të triumfojnë në gjysmëfinalet përkatëse duke eliminuar përkatësisht Medvedev dhe Zverev.
Italiani Sinner, që synon të marrë edhe vendin e dytë në renditjen për tenistë, bëri një gjysmëfinale perfekte ndaj Medvedev, duke zgjidhur gjithçka brenda dy seteve. 6-1 dhe 6-2 ishte rezultati i tyre, me italianin që mposhti lehtësisht rusin në harkun kohor të një ore e 9 minutash dhe siguroi finalen.
Nga ana tjetër, Grigor Dimitrov, pasi eliminoi në çerekfinale spanjollin Carlos Alcaraz, ia doli të triumfojë jo pa vuajtje edhe ndaj gjermanit Zverev. Seti i parë dhe i tretë u fituan nga bullgari 32-vjeçar me rezultatin 6-4, ndërsa i dyti nga gjermani Zverev me rezultatin 6-7.
Vetë pikët tregojnë për luftën e fortë në këtë gjysmëfinale, që zgjati dy orë e 40 minuta dhe në fund pa bullgarin Dimitrov të fluturonte në finalen e madhe, që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në Miami dhe do të transmetohet në SuperSport.
Kjo do të jetë finalja e tretë për vitin 2024 për italianin Yannick Sinner, që aktualisht mban vendin e tretë në renditjen botërore për tenistë, por që me një sukses të mundshëm ndaj Dimitrov do të marrë pikët e mjaftueshme për të parakaluar Alcaraz dhe për të marrë vendin e dytë.
Një moment i shkëlqyer për 22-vjeçarin italian, që me dy turnetë e radhës Masters 1000 në Monte Carlo dhe Madrid do të kërkojë gjithashtu konfirmimin për të vënë nën presion numrin 1 të botës, serbin Gjokoviq.