Rafael Nadal është në një periudhë shumë delikate të karrierës me tenistin spanjoll që deklaroi së fundmi se nuk mund të marrë pjesë në turneun e Monte-Carlos që zhvillohet nga data shtatë deri më 14 prill. 37-vjeçari, theksoi se trupi nuk e lejon të marrë pjesë në turne ndërsa shtoi se për të është shumë e vështirë të mos ketë mundësinë të luajë.
“Përshëndetje të gjithëve, këto janë shumë kohë të vështira për mua sa i takon aspektit sportiv.
Për fat të keq më duhet t’ju lajmëroj se nuk do të marrë pjesë në Monte-Carlo, trupi im nuk më lejon të luajë.
Edhe pse po punoj shumë dhe po bëj të pamundurën për të luajtur dhe të konkurroj në nivele të larta, e vërteta është se për momentin nuk mund të luaj.
Nuk e keni idenë se sa e vështirë është kjo për mua. Por, e vetmja gjë që mund të bëj është të pranoj realitetin dhe të shoh me entuziazëm nga e ardhmja, me dëshirën se gjërat mund të përmirësohen.
Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen”, shkruan Nadal në rrjetet sociale.