Tenistet e Kosovës e nisin me këmbë të mbarë duke mposhtur Gjeorgjinë

Tenis

Tenistet e Kosovës e nisin me këmbë të mbarë duke mposhtur Gjeorgjinë

Më: 8 prill 2024 Në ora: 19:02
Tenistet e Kosovës

Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk po kanë të ndalur, ndërsa kësaj radhe një tjetër e ka përcjellur në sportin e tenisit.

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis e ka nisur me fitore aventurën në “Billie Jean King Cup” që është Botërori i përfaqësueseve të tenisteve.

Sot (e hënë), Kosova arriti që të mposhtë Gjeorgjinë me rezultat 2-1 në setë në ndeshjen që u zhvillua në qytetin e Vilniusit në Lituani.

Vashat tona gjendet në grupin II, që llogaritet si niveli mesatar i “Billie Jean King Cup”.

Fillimisht tenistja Adriana Lekaj pësoi humbje ndaj Zoziya Kardavas me rezultat 6-3 dhe 6-1 në sete por më pas tenistja tjetër Arlinda Rushiti mori fitore ndaj Ekateri Gorgodzen të cilën e mposhti 2-0 në sete (7-6 dhe 6-3).

Fitoren vendimtare tenistet e Kosovës e arritën në çiftë, ku pra mposhtën gjeorgjianet me rezultat 2-1 në sete.

Në setin e parë më të mirë u treguan gjeorgjianet që e mbyllën me rezultat 7-6, por Kosova më pas u rikthye duke fituar dy sete me rezultat 6-3 dhe 10-6 respektivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat