Jannik Sinner mposhtet nga Stefanos Tsitsipas në gjysmëfinale të Monte Carlo-s, ndërsa u mund me rezultatin 2-1, me setet që u mbyllën 6-4, 3-6 dhe 6-4.
Tsitsipas e nisi me këmbën e mbarë këtë gjysmëfinale, duke marrë setin e parë, teksa në setin e dytë ishte Sinner ai që triumfoi, duke bërë që gjithçka të vendosej në setin final.
Megjithatë siç ndodh shpesh në tenis, mjaftojnë disa gabime për të mbyllur një ndeshje, siç ndodhi në fillimin e setit të tretë, ku Tsitsipas mori menjëherë avantazhin dhe në fund triumfoi 6-4.
25-vjeçari grek ia doli të fitoi bindshëm ndaj Sinner, duke siguruar finalen e Monte Carlo-s, ku do të përballet me njëri nga dyshja Gjokovic-Ruud, të cilët diskutojnë finalistin tjetër sot, duke nisur nga ora 16:45.