Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e aktivitetin për prezantimin e projektit të kampusit sportiv, “Akademia e Manchester City në Durrës”
Ndër të tjera kreu i qeverisë njoftoi se është duke u diskutuar për të sjellë akademinë e tenistit me famë botërore Rafael Nadal në Durrës. Sakaq tha se PS do të vazhdojë të ndërtojë më tutje Shqipërinë e virtit 2030.
“Investimi ka lidhje edhe me fuqizimin e mëtejshëm të imazhit të Shqipërisë. Kemi hyrë në diskutime për të sjellë akademinë e Rafael Nadal, ku shpresoj që t’i bashkëngjitet kampusit të Manchester City-t. E gjithë ajo zonë do të kthehet nga një kënetë e dikurshme në një zonë shumë atraktive. Ashtu siç patëm sukses me Manchester City-n, të sjellim dhe akademinë e Nadal në Durrës. Deri dje këto projekte dukeshin si të paimagjinueshme, ndërsa sot duken gjithnjë e më mundshme. Shqipëria është bërë një vend që kur shqiptohet në emër tërheq vëmendjen në të gjitha fushat. Do vazhdojmë të ndërtojmë më tutje Shqipërinë e 2030.”, u shpreh Rama.
Po ashtu Rama tha se “Hapja e akademisë dhe prania juaj këtu është më shumë se kaq. Impakti që do të keni në vendin tonë do të jetë vërtetë unike.
]Shpresoj që rrugëtimi dhe prania juaj këtu t’ju japë fat. Vërtetë faleminderit që jeni këtu dhe në një moment me shi, por për ne është shumë e rëndësishme. Ne jemi një vend ku 90% e energjisë prodhohet nga burimet ujore. Ju sollët lot gëzimi sot. Sollët shumë energji dhe ndaj ju falënderoj për çdo gjë.
Nëse nuk keni ndërmend, nuk besoj se është fyerje kjo…pra nëse nuk keni ndërmend të nënshkruani bluzat e Mabnchester City-t… do jetë dëshmi e pranisë suaj. Do lutemi që të vini këtu sa herë të kemi probleme me energjinë".