Testi i dytë në Barcelonë rezulton fatal për Rafael Nadal.
I rikthyer pas 103 ditësh në fushë me fitoren ndaj Flavio Cobollit, tenisti spanjoll u mund në raundin e dytë ndaj Alex De Minaur.
Australiani fiton ndeshjen me rezultatin 2-0 (7-5, 6-1) dhe kualifikohet për në turin tjetër turneut ATP të Barcelonës.
Nadal, i cili më parë kishte humbur vetëm katër herë në Barcelonë, detyrohet të largohet në këtë pikë të turneut të tij të preferuar.