Nadal: Nuk ka ardhur ende koha

Tenis

Nadal: Nuk ka ardhur ende koha

Më: 19 prill 2024 Në ora: 10:13
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është eliminuar nga turneu ATP 500 i Barcelonës pas humbjes 2-0 (7-5, 6-1) nga australiani De Minaur. Edhe pse luftoi fort në setin e parë, ai humbi, duke u dorëzuar në të dytin.

“Nuk ishte sot dita që më duhej të lija gjithçka në fushë dhe të vdisja. Në Paris, në Roland Garros, do të shkojë si të dojë Zoti. Atje shpresoj të jem konkurrues dhe është koha për të luajtur deri në vdekje”, tha Nadal.

“Një javë më parë mendova se nuk do të mund të luaja më këtu. Mesazhi i qartë përpara turneut ishte që të jepet përparësi për të mos marrë rreziqe. E rëndësishme ishte të isha në gjendje të luaja dhe unë luajta”, tha spanjolli.

Më tej, 37-vjecari nga Monacor, shtoi: “Të jesh në fushë është një lajm i shkëlqyer. Unë luaj me atë që kam dhe ka raste që nuk luaj. Këtë herë nuk mund të përballoj të luaj një ndeshje tre-orëshe”.

“Shpresoj të jem në Madrid pas një jave, të grumbulloj ditë stërvitje dhe ndeshje. Jam mirë, i marr gjërat në mënyrë filozofike dhe i analizoj në mënyrën e duhur. Do të vazhdoj rrugën time”, u shpreh Rafael Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat