Janë mbyllur ditën e diel dy turne të rëndësishëm në sportin e tenisit, ai i Shtutgardit për femra dhe ai i Madridit për meshkuj.
Dy turne që luhen në fushat me dhe.
Në Shtutgard, fituese doli tenistja kazake Elena Rybakina, numri 4 në botë.
Në finale, ajo mundi 2-0 (6-2, 6-2) ukrainasen Marta Kostyuk. Dy emra disi surprizë në këtë finale, me Rybakina që në gjysmëfinale pat eliminuar numrin 1 në botë, Iga Swiatek.
Interesant fakti se fituesja fitoi edhe një makinë Porsche Taycan, por ajo nuk ka patentë për të pilotuar atë.
Ndërkohë, turneu i Madridit nxori sërish në finale dy tenistët që luajtën edhe para 10 ditësh në Montekarlo.
Këtë herë fitues doli norvegjezi Casper Ruud, që mundi 2-0 (7-5, 6-3) grekun Stefanos Tsitsipas, duke u hakmarrë për humbjen e disa ditëve më parë.