Tenisti spanjoll Rafael Nadal është rikthyer në fushë me shpresën që të fitojë minuta të rëndësishme për të qenë gati për grand slam e Roland Garros.
Fituesi i 22 grand slam po luan në turneun Masters të Madrid, ku fitoi në raundin e parë ndaj një 16-vjeçari.
Tani nisin për Nadal sfidat e vërteta, ndaj spanjolli shpreson që të luajë sa më shumë dhe të jetë në formë për eventet kryesore. “Nuk e mohoj që Roland Garros dhe Olimpiada janë dy objektivat e mi kryesorë për këtë vit. Por s’kam vendosur ende”, tha Nadal.
“Dua të jem në 100% të formës para se të vendsos të luaj në Paris.
Gjithsesi, një gjë e di me siguri. Nëse dëmtohem sërish, atëherë karriera ime ka marë fund përfundimisht. Shpresoj të bëj një paraqitje sa më të mirë dhe të testoj veten deri në fund”, tha Rafael Nadal.