Nadal i thotë “lamtumirë” Madridit

Tenis

Nadal i thotë “lamtumirë” Madridit

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:12
Nadal në mes

“Faleminderit Rafa”. Vetëm kaq mund t’i thoshin të gjithë tifozët, beniaminit të tyre, Rafael Nadal, pasi ky bëri ndeshjen e fundit në fushën Manolo Santana, gjatë turneut Open 2024 të Madridit. Mëngjarashi 37-vjeçar me ndeshjen ndaj Lehekas, u eliminua në 1/8 e turneut të Madridit. Çeku 22 vjeçar, i 31-ti në botë, mundi 2-0 fituesin e 22 Grand Slameve, pikërisht përpara një publiku të përkushtuar ndaj idhullit spanjoll.

Brohoritjet e tyre nuk mjaftuan që Ndal të arrinte mrekullinë e rikthimit. E pavarësisht humbjes, në fund të gjithë spektatorët u ngritën në këmbë duke duartrokitur, aq sa dukej sikur kishte fituar Nadali.

“Jam i lumtur. Ishte një javë shumë e veçantë për mua, shumë pozitive në çdo drejtim. Munda të luaj sërish në një fushë që më ka dhënë shumë, edhe në nivel emocional. Ka qenë e paharrueshme dhe mund të them vetëm faleminderit.

Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm" - tha Nadal në fushë, ndërsa i gjithë ekipi i tij e familja ishin të mallëngjyer.

Ai nuk kishte ardhur për të ngritur trofeun, edhe pse e mori një dhuratë, por për të përjetuar edhe njëherë emocionet e publikut madrilen e për t’u ndjerë konkurrues.

E rëndësishme është që mëngjarashi spanjoll. ish-numri një i botës nuk shfaqi lodhje apo dhimbje të tepruar gjatë ndeshjeve në Madrid. Shenja të mira këto për turneun e Romës, që nis javën e ardhshme, për të synuar më pas Roland Garros, që nis nga 26 maji. Megjithatë në Madrid ai do të mbahet mend përgjithmonë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat