Kampioni në fuqi i turneut të Madridit, Carlos Alcaraz e mbyll në çerekfinale rrugëtimin e këtij viti.
Spanjolli, u mposht në tre sete (4-6, 6-3, 6-2) nga Andrey Rublev.
Edhe pse e nisi ndeshjen si favorit, madje duke dhënë idenë se do ta prekte pa problem gjysmëfinalen, Alcaraz nuk mundi të përballonte në vazhdim ritmin e tenistit rus duke u dorëzuar pas dy orësh.
Kështu, në një distancë më pak se 24-orë, publiku spanjoll pësoi zhgënjimin e dytë teksa pas Rafael Nadal, largohet edhe një tjetër idhull i vendasve si Carlos Alcaraz.
Për Rublev është hera e tetë që mbërrin në një gjysmëfinale të një turneu Masters 1000, teksa në këtë raund do të përballet me fituesin e çiftit Fritz-Cerundolo.