U përcaktua edhe finalistja e dytë e turneut “ATP Madrid” për femra.
Bjellorusja Aryna Sabalaenka triumfoi me rezultatin 2-1 (1-6, 7-5, 7-6) ndaj kazakes Elena Rybakina, në një përballje shumë emocionuese dhe nga më të fortat në turnet parapërgatitës për Slam.
Ndeshja zgjati për më shumë se 2 orë dhe dhuroi spektakël nga të dyja tenistet.
Edhe pse seti i pari nuk pati fare histori me Rybakinan që ishte “asfiksuese” për kundërshtaren, pjesa tjetër e duelit ishte “dhëmbë për dhëmbë”.
Përballja mes tenisteve u vendos vetëm me ndihmën e një “tie-break” ku me shifrat e barabarta 6-6 fati ndihmoi Sabalenkan të kalonte në finalen e madhe.
Në ndeshjen e fundit Sabalenka do të ndeshet ndaj Iga Swiatek, që pavarësisht moshës së saj 22-vjeçare, polakja është një eksperte e turneve Slam dhe cilësohet më favorite se bjellorusja. Të dyja tenistet kanë siguruar shumë tituj në karrierë, ku së bashku kanë grumbulluar në total 35.