Sinner: Nuk është aspak e lehtë

Tenis

Sinner: Nuk është aspak e lehtë

Më: 4 maj 2024 Në ora: 16:30
Jannik Sinner

Jannik Sinner, ashtu si edhe Carlos Alcaraz, nuk do të jetë në turneun e Romës.

Dy tenistët e rinj dhe me shumë perspektivë, ishin ndër emrat më të pritur në tokën italiane, por në fund të dy për arsye dëmtimi nuk mund të marrin pjesë.

Sinner, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale u shpreh se për të nuk është aspak e lehtë të mbetet jashtë turneut të Romës, ndërsa shtoi se problemet në hije nuk e lejojnë të luajë dhe se i duhet minimalisht 15 ditë pushim.

“Nuk është e lehtë të shkruaj këtë mesazh, por pasi fola sërish me mjekët dhe specialistët për problemet në hije më duhet të lajmëroj tërheqjen nga turneu i Romës. Për fat të keq nuk mund të luaj aty.

Sigurisht jam shumë i trishtuar që nuk rikuperohem në kohë, duke qenë se bëhet fjalë edhe për një nga turnetë e mi më të preferuar.

Mezi prisja të rikthehesha dhe të luaja para publikut tim. Megjithatë, do të jem në Romë për disa ditë. Ju falenderoj për mesazhet mbështetëse dhe i vlerësoj shumë. Tani do të punoj me skuadrën e mjekëve për të qenë gati në Roland Garros”, u shpreh Sinner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat