Sinner: Duhet të pushoj, nuk mund ta “flak” karrierën

Tenis

Sinner: Duhet të pushoj, nuk mund ta “flak” karrierën

Më: 5 maj 2024 Në ora: 16:17
Jannik Sinner

Problemi në hije duket më serioz se sa ishte menduar për Jannik Sinner.

Italiani që njoftoi tërheqjen nga turneu i Romës, foli në konferencë për shtyp duke lajmëruar se ndoshta mund t’i duhet të pushojë për një periudhë më të gjatë duke hedhur dyshime mbi pjesëmarrjen e tij në Roland Garros.

Sinner, u shpreh se nuk do të rikthehet të luajë pa qenë në 100% pasi përndryshe rrezikon të hedhë poshtë tre vite karrierë.

“Nuk dua tani që të flas me detaje për dëmtimin në hije. Rezonanca tregoi diçka q ënuk shkon dhe më duhet të kurohem derisa të riaftësohem në masën 100%. Kjo mund të ketë një kosto pasi mund të më duhet të pushoj pak më gjatë.

Nuk kam dëshirë që të hedh poshtë tre vite karrierë. Unë nuk kam asnjë nxitim. Dua të rikuperoj dhe të trajtoj trupin tim, kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, u shpreh Sinner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat