Novak Gjokoviq goditet në kokë

Tenis

Novak Gjokoviq goditet në kokë

Më: 10 maj 2024 Në ora: 22:40
Novak Gjokoviq 

Episodi i keq, shumë i keq në fund të ndeshjes së fituar në Romë nga Novak Gjokoviq ndaj francezit Moutet me rezultatin 6-3, 6-1.

Ndërkohë ai po dilte nga fusha e Foro Italico dhe po jepte autografe për tifozët, një shishe uji e hedhur nga tribuna e goditi në kokë, duke e bërë të rrëzohej në tokë për disa sekonda.

Një dëmtim në kokë, i cili ka shkaktuar edhe gjakderdhje të lehtë, është transportuar në qendrën mjekësore për mjekim.

Nga rikonstruksionet fillestare duket se serbi është goditur, padashur, nga shishja e ujit që ka dalë nga çanta e shpinës së një personi që ishte përkulur për të marrë autografin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat