Tenisti serb Novak Gjokoviq është goditur nga një shishe metali pas përfundimit të ndeshjes në turneun Masters në Romë të premten mbrëma.
Edhe pse fillimisht u cilësua si një sulm, një gjë e tillë nuk qëndron dhe goditja ndaj Gjokoviq ka qenë aksidentale.
Kanë qenë organizatorët e turneut të Romës që kanë sqaruar gjithë situatën, derisa tani është publikuar edhe një video e qartë nga goditja që mori nacionalisti serb Gjokoviq.
Il y a quand même des enculés sur Terre...
— Martinho (@DelMartin0) May 10, 2024
Stay strong Novak 💪🔥#Djokovic #IBI24 #ATPRome pic.twitter.com/OLRWJYWfB7
“Një i ri u përkul për t’i dhënë Gjokoviqit një fletore për të nënshkruar dhe një shishe uji prej alumini ra nga çanta e shpinës dhe e goditi në kokë tenistin”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Megjithatë nacionalisti serb simuloi, pasi lëndimi i tij nuk ishte aq i rëndë thuhet në mediat e ndryshme evropiane.