Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Gjokoviqin

Tenis

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Gjokoviqin

Më: 11 maj 2024 Në ora: 11:11
Novak Gjokoviq

Tenisti serb Novak Gjokoviq është goditur nga një shishe metali pas përfundimit të ndeshjes në turneun Masters në Romë të premten mbrëma.

Edhe pse fillimisht u cilësua si një sulm, një gjë e tillë nuk qëndron dhe goditja ndaj Gjokoviq ka qenë aksidentale.

Kanë qenë organizatorët e turneut të Romës që kanë sqaruar gjithë situatën, derisa tani është publikuar edhe një video e qartë nga goditja që mori nacionalisti serb Gjokoviq.

“Një i ri u përkul për t’i dhënë Gjokoviqit një fletore për të nënshkruar dhe një shishe uji prej alumini ra nga çanta e shpinës dhe e goditi në kokë tenistin”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Megjithatë nacionalisti serb simuloi, pasi lëndimi i tij nuk ishte aq i rëndë thuhet në mediat e ndryshme evropiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat