Spanjolli: Nuk jam i qartë në mendime!

Tenis

Spanjolli: Nuk jam i qartë në mendime!

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:04
Rafael Nadal

Rafael Nadal nuk shkoi më shumë se raundi i dytë në turneun Masters 1000 të Romës.

Tenisti nga Mallorca u mposht në dy sete 6-1 dhe 6-3 nga polaku, Hubert Hurkacz që ishte dukshëm superior ndaj 37-vjeçarit.

Një disfatë që lë shumë dyshime tek vetë Nadal, që pas ndeshjes theksoi nuk është i qartë edhe për pjesëmarrjen e tij në Roland Garros, ndërsa shtoi se me 98% kjo ishte pjesëmarrja e tij e fundit në Romë.

“Në Madrid e deklarova se mora pjesë për herë të fundit. Këtu në Romë besoj se me 98% kjo ishte pjesëmarrja ime e fundit, por nëse diçka nuk është e sigurt atëherë unë nuk flas asnjëherë me 100% siguri. Roma ka një domethënie të madhe për mua dhe karrierën time.

Roland Garros? Unë nuk jam nga ata që marrin vendime në të “nxehtë” apo në momente të vështira. Duhet të pres pak dhe të shoh, mendoja se do të isha në një kondicion më të mirë. Duhet të reflektoj sepse nuk jam i qartë në mendjen time.

Por, nëse flas vetëm me atë që ndjej atëherë them se do të marr pjesë në Roland Garos dhe do të bëj më të mirën time.

Fizikisht kam disa probleme, por që për momentin nuk janë aq të mëdha sa për të mos marrë pjesë në një turne që është më i rëndësishmi në karrierën time”, u shpreh Nadal që në Roland Garros numëron një numër rekord trofesh, plot 14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat