Jannik Sinner dëshiron dhe po tenton me çdo kusht të rikuperohet në kohë për Grand Slamin e dytë të vitit, Roland Garros.
Por, problemi në hije është më delikat, jo për nga rëndesa e dëmtimit, por më shumë për faktin që nuk është rikuperuar plotësisht dhe në mënyrën e duhur nga dëmtimi i parë.
Mjekët dhe stafi po i bëjnë thirrje italianit që këtë periudhë ta marrë me qetësi dhe të mos nxitohet për t’u rikthyer në garë. Aktualisht,
Sinner është vetëm 22-vjeçar dhe e ka luksin të pushojë për një kohë të gjatë, qoftë kjo edhe nëse i duhet të sakrifikojë një turne të rëndësishëm si ai në tokën franceze.
Kjo mesjavë do të jetë vendimtare për Sinner, që do të kryejë disa vizita të tjera mjekësore për të parë ecurinë e dëmtimit dhe për të kuptuar nëse do të jetë në Roland Garros. Në rast se nuk ia del, atëherë Sinner pritet të rikthehet në turneun e “Halle”, fushën me bar që paraprin Wimbledonin në program për të startuar më datë 17 qershor.